Shtimi i eksporteve me 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka rritur kërkesën për prodhimin e perimeve të hershme, bimëve mjekësore, produkteve të peshkut të përpunuar dhe vajit të ullirit.

“Për shkak të  prodhishmërisë janë kryesisht perimet për të cilat ka kërkesa shumë të mëdha   si dhe kërkesa të vecanta sic është vaji i ullirit bio, apo kërkesa për bimët aromatike mjekësore”, tha Ndoc Faslia, Zv. Ministër i Bujqësisë.

Zëvendësministri i Bujqësisë Ndoc Faslia thotë se kërkesa e tregjeve të huaja për këto agroprodukte ka bërë që fermerët të investojnë në rritjen e sipërfaqeve të serave, ullishteve dhe një grupi tjetër kulturash, bimëve aromtike dhe bujqësore.

“Kjo rritje për sa i përket strukturës varion nga 10-15 përqind në sipërfaqet me mbjellje e reja”, thekson zv.ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia.

Harta e eksporteve të produkteve bujqësore shqiptare është zgjeruar këtë vit me disa tregje evropiane si Gjermania, Cekia, Polonia, Hungaria madje edhe Anglia. Dimri i ashpër në këto vende ka rritur kërkesën për prodhime të hershme, situatë nga e cila kanë përfituar fermerët shqiptarë. Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit, Shqipëria ka eksportuar drejt tregjeve evropiane pa harruar edhe ato të rajonit si Kosova, Maqedonia apo Serbia, mbi 30 mijë ton perime e fruta. Sipas Ministrisë së Bujqësisë rritja e eksporteve krahasuar me një vit më parë vazhdon të zbusë raportin me importet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA