Panariti: Kufiri do të rinegociohet

06/10/2012 00:00

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti beson se tek Athina zyrtare ekziston
mirëkuptimi për të nisur nga e para negociatat për një marrëveshje të re
per delimitimin e ujrave detarë, një çështje që ka mbetur pezull pasi
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e hodhi poshtë marrëveshjen me Greqinë.

Pas vizites ne Greqi ministri Panariti u duk optimist, bazuar mbi ate qe e cilesoi, si qendrim konstruktiv dhe dialogues të Greqisë për çështjen e marrëveshjes.

“I theksova mikut tim, zotit Avramopulos, se mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ne nuk ekziston marrëveshje për detin dhe duhet të punojmë së bashku, për të krijuar kushtet për të filluar negociatat për një marrëveshje të re, e cila duhet të jetë një marrëveshje që nuk duhet të kontestohet nga asnjëra palë për të qenë një marrëveshje e qëndrueshme. Pa dyshim homologu im grek dëgjoi pozicionin tim dhe besoj se e respektoi qëndrimin tim në këtë drejtim. Vura re me kënaqësi që edhe shteti grek nuk ka avancuar me ratifikimin e marrëveshjes së vjetër, ajo është e ngrirë dhe nga shteti grek, gjë që më bën të shpresoj që tashmë edhe shteti grek do të afrohet ose do të jetë në përputhje me qëndrimin shqiptar, për adresimin e kësaj cështjeje shumë të rëndësishme”, u shpreh Panariti.

Përveç pjesës politike, dy vendet kanë për të zgjidhur edhe disa çështje të tjera teknike, që prekin direkt qytetarët shqiptarë. Të tilla ministri i Jashtem renditi problemin e njohjes se certifikatave dhe vules apostile, qe shqiptaret te mos mundohen per legalizimin e dokumentave, problemin e transportit urban mes dy vendeve dhe njohjen e patentave, si dhe marrjen fund te penalizimit te qytetareve shqiptare per koheqendrimin e tyre ne Greqi sipas marrëveshjes ‘Shengen’. Çështje keto qe, sipas ministrit Panariti pritet te marrin zgjidhje se shpejti.

Nje tjeter problem qe eshte ngritur ne takimin mes dy ministrave te Jashtem eshte edhe ajo e shpalljes ‘non grata’ nga shteti grek, te gazetarit Marin Mema.

“I përmenda zotit Avramopulos shqetësimin tim shumë të madh për penalizimin e padrejtë me dhënien e statusit personit ‘non grata’ të gazetarit të nderuar Marin Mema. Këtë ia thashë në takim, por edhe në format zyrtar. Homologu im më siguroi që shteti grek do të mbetet i hapur për median, për qytetëtarët, për gjyqtarët dhe padyshim mori shënim për problemin që unë i adresova në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Panariti.

Top Channel