Zgjedhjet, Zannier: Do ju mbështesim me vëzhgues

05/10/2012 00:00

Në krah të Lamberto Zannier, sekretari të Përgjithshëm të OSBE-së i
ndodhur në Tiranë në kuader të mbajtjes për herë të parë ne kryeqytetin
shqiptar te Asamblese së Organizatës për Siguri dhe Bashkepunim,
kryeministri Sali Berisha tha se korrupsioni eshte goditur edhe ne
nivele te larta.

Ndersa vete raporti i OSBE-së per kete vit, theksonte pandeshkueshmerine ne radhet e zyrtareve te larte, ku permendte edhe vendimet per proceset gjyqesore ndaj ministrave te kabinitetit qeveritar, Kryeministri tha se korrupsioni është goditur ne te gjitha nivelet.

“Janë penalizuar me qindra zyrtarë të rangjeve nga zëvendësministër, në punonjës të institucioneve. Ndaj jam i vendosur që kjo luftë e betejë të shkojë më tej, me vendosmërinë më të madhe. Një gjë është e sigurt që çfarëdo të themi për sistemin e drejtësisë, për institucionin e akuzës, zgjidhje tjetër përveç reformave e reformimit nuk ka e nuk mund të ketë”, tha Berisha.
 
Zannier veçoi shtetin e së drejtës, si sektori që kërkon reformim.

“Shteti i se drejtes shfaq probleme jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende te tjera qe OSBE asiston sigurisht qe ne disa vende ka probleme te tjera, si p.sh korrupsioni, qe eshte edhe prioritet i qeverise suaj. Nje tjeter fushe per t’u adresuar eshtë një qeverisje me e mire ekonomike”, tha Zannier.

Sekretari i pergjithshem i OSBE-se tha se do te mbeshteste zgjedhjet e 2013 ne Shqiperi, zgjedhje per te cilat prezenca e kesaj organizate ne Tirane i parashikoi ne raportin e ketij viti se do te jene nje gare e eger dhe fati i tyre varet nga drejtuesit te partive politike. Por kreu i Qeverise garantoi se procesi do te jete i lire dhe demokratik.

“Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë e bazoj këtë, në një vendosmëri të madhe të qeverisë për të bërë gjithçka që ka në dorë dhe ka jo pak në dorë, për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Unë e bazoj këtë në interesin jetik të opozitës për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm.”, tha Berisha.

Kete garanci per procesin e 2013, Berisha e dha edhe perpara 200 deputeteve nga e gjithe bota te mberritur ne Tirane per Asamblene e Pergjithshme te OSBE. Ai i ftoi ata te jene vezhgues te procesit elektoral te vitit te ardhshem ne Shqiperi.

Ndersa kryeparlamentarja Jozefina Topalli, beri nje ekspoze te gjate te ndryshimit te Shqiperise, duke i ftuar koleget e huaj te perçojne keto zhvillime ne Europe dhe me gjere si vendi qe siç ajo tha, kerkon te jete pjese e BE.

“Unë ju ftoj ta zbuloni Shqipërinë, e t’i tregoni kolegëve dhe qytetarëve tuaj, t’i sugjeroni atyre të zbulojnë një vend të vogël, me plot bukuri natyrore. Thuajini qeverive të vendeve tuaja se shqiptarët janë evropiane dhe duan të integrohen në këtë komunitet”, u shpreh Topalli.

Top Channel