Nishani: Hetim të plotë për 21 janarin

05/10/2012 00:15

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dënoi zhvillimet në Siri, sjelljen e qeverisë dhe humbjen e jetës së qytetarëve prej mëse një viti e gjysëm atje. Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, ai u pyet nga TCH sesi i konsideronte zhvillimet e 21 janarit 2011 në Shqipëri.

Nishani: “Zhvillimet e 21 janarit janë zhvillime që tashmë janë nën hetim nga Prokuroria. Unë si gjithë qytetarët e tjerë, pres që të ketë një hetim të plotë të gjithë ngjarjes, të të gjithë atyre që janë përfshirë në shkeljen e ligjin dhe institucioneve, dhe pres që drejtësia shqiptare të japë dënimin e duhur, në mënyrë të tillë që në Shqipëri mbi cdo palë, të jetë ligji, institucioni, drejtësia”.

TCH:
Ndërkohë në Shqipëri ka një grevë urie nga ish të përndjekurit politik. Cfarë qëndrimi keni ndaj kësaj greve?

Nishani:
“Unë nuk jam njohur me specifikat e kërkesat e tyre. Natyrisht me t’u njohur do mbaj dhe unë qëndrimet e mia. Unë personalisht kam pasur fatin që të jem eksperiencë ndaj angazhimeve që shteti shqiptar ka marrë ndaj shtresës së ish të përndjekurve politik dhe proceset e demshpërblimit të nisura tashmë prej vitesh janë procese mjaft pozitive të cilat natyrisht nuk rikthejnë dot dhimbjen dhe humbjen që kanë pësuar nga koha e diktaturës familje të tëra të qytetarëve shqiptarë, por në një farë mënyrë tregon një respekt dhe angazhim të shtetit për ta lehtësuar sadopak jetën e tyre tashmë”.

Nishani në Asamblenë e KiE

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në punimet e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Bujar Nishani, President i Shqipërisë:

“Megjithëse komb i vogël, Shqipëria mund të përcjellë mesazhe të mëdha. Toleranca dhe harmonia fetare, tipar unik i shqiptarëve, përfaqëson një model të bashkëjetesës në diversitet”.

Në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Presidenti Nishani rrëfeu përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e demokracisë funksionale e respektimin e të drejtave e njeriut, përfshirë të drejtat sexuale (LGTB). Ai u pyet për kanunin, autonominë e qeverisjes vendore, për luftën ndaj korrupsionit, si dhe informoi të pranishmit se vendi nuk ka krizë politike, prej 3 vjetësh.

Bernard Fournier, PPE, Francë:

“A mund të na jepni garanci për kthimin në normalitet, me shkëmbime të rregullta mes qeverisë suaj dhe opozitës, dhe si mund t’ju ndihmojë Këshilli i Evropes për rivendosjen e dialogut të domosdoshëm?”

Bujar Nishani:
“Bashkëpunimi dhe partneriteti me Këshillin e Evropës është gjithnjë i mirëpritur, pikë së pari, e së dyti, dua t’ju informoj se jeta politike, jeta parlamentare po shkon mirë prej disa vitesh tashmë në Shqipëri. Opozita është kthyer në kuvend, prej 3 vjetësh, e ata po punojnë bashku tashmë”.

Presidenti Nishani tregoi se Shqipëria nuk pret ndryshim të kufijve dhe se synon ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon.

Përgatiti:
Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA