“AK” bllokon Panaritin në aeroport: Tradhëtar!

05/10/2012 09:15

Aktivistë të “Aleancës Kuqezi” bllokuan ministrin Panariti në sallën VIP të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke detyruar policinë që të ndërhynte në mbrojtje të tij.

Sipas aktivistëve, duke pasur parasysh takimin e fundit të Panaritit me ministrin e Jashtëm grek në Athinë dhe atë që u bisedua në këtë takim, ai duhet të shpallet një person i padëshiruar në Shqipëri dhe t’i pengohet hyrja në vendin tonë.

”Dorëzimi i territoreve është një tradhëti kombëtare”, reagoi “Aleanca”, duke iu referuar marrëveshjes së debatueshme për çështjen e ujrave dhe deklaratave të bëra nga ministri për shqyrtimin e kësaj çështje nga komisione ekspertësh.

Duke iu referuar incidentit të vendosjes së flamurit kombëtar kokëposhtë në takimin t Athinës, “AK” vlerësoi se “me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij, Panariti poshtëroi flamurin kombëtar”.

Në takimin e zhvilluar më parë gjatë javës, bëri bujë fakti se flamuri kombëtar i vendosur në konfernecë për shtyp pas Panaritit, ishte i kthyer kokëposhtë.

Në një reagim gjatë së enjtes, Ministria e Jashtme Greke e konsideroi diçka të tillë një gabim protokolli, ndërsa në ndjesën zyrtare kërkohej që të mos lejohej një gabim i tillë të ndikonte në “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA