Lefteri LLeshi ose Marsida Xhaferrllari do të jetë në krye të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve. Gara elektorale e 2013-s, që nga raporti i
Pervitshëm i OSBE-së u paralajmërua të jete e egër, do të ketë në krye
të institucionit që do të menaxhojë procesin, një grua.

Opozita ka skualifikuar dy nga katër kandidatët qe mazhoranca perzgjodhi nje dite me pare, Haki Mustafen dhe Endrit Rekën për të cilët edhe denoncoi mungesën e plotësimit të kritereve ligjore. Partia Socialiste tha se perzgjodhi keto dy emra nga kater qe mazhoranca votoi, per shkak te voneses se theksuar te konstituimit të KQZ-së, pohoi per mediat përpara selisë së Parlamentit socialisti Pandeli Majko.

“Ne kemi depozituar, si të vlefshëm për t’u votuar për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy zonja, zonjën Lefteri Lleshi dhe zonjën Marsida Xhaferllari.Besoj që një grua mund të zgjidhë gjëra që nuk kanë zgjidhur deri më sot burrat kryetarë të KQZ-së”, tha Majko.

Se kush preferohet nga opozita, Majko tha se do të jetë vendimi i strukturave të partisë Socialiste që do të vendosë mes tyre, pavarësisht se kreu i KQZ-së zgjidhet me shumicë të thjeshtë dhe vota e opozitës nuk është përcaktuese. As nga maxhoranca nuk ka ende përcaktime të konfirmuara se për kë do të shkojë vota e saj. Emri i Marsida Xhaferllarit dhe i Lefteri Lleshit do të hidhet në votim në seancën e ardhshme të Parlamentit, pasi raporti për këto dy kandidate u miratua në Komisionin e Ligjeve, i cili u mblodh në mesditë.

Top Channel