Ka zgjatur 48 orë qëndrimi në qeli i Gjergji Tushës dhe Aleksandër
Kolmarkut.Të dy të arrestuarit me bujë nga njësia operacionale speciale e
Policisë së Shtetit u lanë të lirë nga Gjykata Penale e Tiranës gjatë
vleftësimit të masës së sigurisë të dhënë për ta në mungesë pak ditë më
parë.
Per Gjergji Tushen gjykata ndryshoi masën per shkak te garancise prej 20 mijë euro qe avokati mbrojtes i tij Eno Bushi vendosi per llogari te procesit. Nderkohe qe per oficerin e policise gjyqesore masa e arrestit ndryshoi pasi sipas raporteve mjekesore te depozituara nga avokatet Aleksander Kolmarku ishte ne gjendje te keqe shendetesore. Gjergji Tushaj u deklarua gjate nje deklarate per shtyp nga Policia e Shtetit si i shumëkërkuar nga autoritetet italiane për rrëmbim personi, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni.
Nderkohe qe prokuroria lexoi akuzen qe rendon mbi te ate te dyshimeve per falsifikim te dokumentave me shume se nje here. Ne kerkesen per mase sigurimi te prokurorise qe Top Channel disponon thuhet se autoritetet italiane nepermjet nje leterporosie kerkonin te verifikonin faktet se ku ndodhej ai ne kohen qe po gjykohej ne kete shtet per akuzat e mesiperme.
Konkretisht kerkohej verifikimi i dokumentave sipas te cilave ai pretendonte ne itali se me 1998 ka qene i shtruar ne nje spital, me tej ka punuar ne nje fabrike hekuri ne Lac, si dhe ka marre patenta te klasit B dhe C.Te gjitha keto dokumente prokuroria ka dyshime se jane te falsifikuara per te ndryshuar rrethanat e vendqendrimit te Kolmarkut.
Top Channel