Kryebashkiaku “i pastrehë” i Përrenjasit

04/10/2012 00:00

Ne bashkine e Perrenjasit, ne listen e personave te pastrehe qe duhet te
marrin kredi te lehta, eshte futur edhe vete kryetari i Bashkise.

Bajazait Karriqi banon ne fshat, ku ka shtepi, toka dhe prona te tjera por pergatit dhe firmos vete listen e te pastreheve ku eshte edhe emri i tij dhe i disa nepunesve te bashkise. Kjo çështje e cilesuar skandal nga këshilltarët socialistë, të cilët kanë debatuar ashpër në mbledhjen e këshillit bashkiak.

“Në listën e të pastrehëve, ende e pamiratuar nga Këshilli, janë futur emra të rinj, si kryetari i Bashkisë, shefi i Tatimeve, juristët e Bashkisë, pra e gjithë administrata”, thotë këshilltari socialist Xhemail Brega.

Ndërsa,kryetari i Këshillit Bashkiak Myslim Karriqi përfaqësues i Aleancës Kuqezi, shprehet se kryebashkiaku asnjëherë nuk ka qenë i regjistruar si i pastrehë në zyrat e bashkisë, dhe tani na del se është i tillë.

Kreu  i Bashkisë u shpreh se ka statusin e të pastrehëve. Ai pranon faktin që  në listë përfshihen emra te cilet  punojnë në bashki, por ata plotësojnë kriteret e vendosura nga banka për të marrë kredinë. Nje pjesë e qytetarëve të Prrenjasit nuk kanë mundur të plotësojnë kriteret e vendosura nga kjo e fudnit, pasi nuk kanë mundësi financiare për të shlyer kredinë, ndonëse me interes të butë. “Nje pjese e tyre u eshte mohuar kredia prej te ardhurave te ulta qe merr familja pretenduese” ka cituar Bajazati Karriqi.

Top Channel