Debate mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe kreut
të grupit të PD-së, Astrit Patozi lidhur me vonesën për zgjedhjen dhe
votimin e KQZ-së së re në seancën pleare të së enjtes.

Ruçi u shpreh se në axhendën e Kuvendit duhet të ishte përfshirë miratimi i kandidatëve për kreun e KQZ-së. “Pse sot në seancën e parlamentit nuk përmbushet një nga detyrat e parlamentit, për të miratuar anëtarët e KQZ”, tha tha Ruçi.

Më pas e ka marre fjalën Patozi duke bërë përgjegjës për vonesën vetëm opozitën dhe PS-në. “Ne e kapërcyem afatin ligjor, kjo është e vërtetë, por përgjegjëse është PS. Fryma e kodit kërkon konsensusin, një javë para se afati të tejkalohej, i kërkuam Rucit që ne duhet t’i paraqesim njëri tjetrit kandidaturat, ai kërkoi kohë. Ruci ka bllokuar procesin dhe e ka cuar atë në kalendat greke dhe sot kërkon që pse nuk konstituohet KQZ”- tha Patozi.

Sipas tij, zgjedhjet nuk fitohen as me kodin elektoral dhe as me anëtarët e KQZ-së.

Top Channel