Deputeti socialist Taulant Balla ka qëndruar në Prokurorinë e Përgjithsme për mëse tre orë i thirrur për llogari të hetimeve për 21 Janarin  për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Ndërsa organi qendor i akuzës kishte thirrur për t’i pyetur më herët në cilësinë e personit nën hetim dhe dy deputetët e tjerë socialistë, Tom Doshi e Besnik Baraj.

Pasi ka dhënë qendrimin e tij sesi u organizua demostrata e 21 Janarit  2011, në dalje të Prokurorisë së Përgjithshme deputeti Balla i kërkoi këtij institucioni të hetojë kush janë njerëzit që urdhëruan të qëllohej me armë zjarri.

“Për disa orë me radhë unë informova prokurorët e cështjes për aspektet organizative të protestës së 21 janarit. Shpresoj dhe i bëj thirrje gjithashtu Sali Berishës dhe Lulzim Bashës të bëjnë edhe ata detyrën morale dhe politike për t’u paraqitur dhe për të dhënë shpjegime për vrasjet e 21 janarit, sikurse i bëj thirrje edhe Prokurorisë që të thërrasë të pandehur Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si autorë të vrasjeve të 21 janarit. Bashkë me kolegët e mi jemi në dispozicion të Prokurorisë për të dhënë të gjithë informacionin e domosdoshëm që lidhet me zbardhjen e 21 janarit”, deklaroi Taulant Balla, deputet i PS.

Deputeti socialist i dha deklarime prokurorit të cështjes Alfred Progonati në prani të avokatit Koli Bele, i cili shpjegoi anën proceduriale të kësaj faze të hetimit.

“Zoti Balla është pyetur në cilësinë proceduriale të personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Një hetim i domosdoshëm për mënyrën si kanë vajtur ngjarjet edhe pse i vonuar”, tha Koli Bele, avokat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA