FRD dhe AK mbështesin grevistët

04/10/2012 00:00

Përpara godinës së Parlamentit ish të burgosurit politikë, nisen
paraditen e së enjtes protesten e tyre te radhes. Kreu i Shoqates se ish
të Burgosurve Politikë, Skënder Tufa ka deklaruar se, pas 12 ditësh
greve urie dhe indiferencës së Qeverisë është shtuar mes kërkesave
ekonomike, edhe ajo e largimit të Qeverisë.

“Në mënyrë të vazhdueshme zëri qytetar po dëgjohet në rrugë, sepse në zyrat e pushtetit po injorohet, sepse në zyrat e pushtetit me zërin e qytetarëve po bëhet korrupsion. Duhet të largohet një orë e më parë. Kërkesat tona deri tani kanë qenë ekonomike, sot e mbrapa kërkesa jonë është largimi i kësaj Qeverie të korruptuar”, tha Tufa.

Deputeti i Frymes se Re Demokratike Gazmend Oketa u shpreh ne mbeshtetje te grevisteve, duke deklaruar se, qeveria duhet t’u jape nje zgjidhje dhe jo te merret me prerje shiritash.

“Eshtë krejtësisht e pashpjegueshme dhe e pajustifikueshme, qoftë nga aspekti moral, nga detyrimet që Qeveria shqiptare ka përkundrejt gjithë qytetarëve shqiptarë që një problematikë e tillë të kalohet krejt në heshtje dhe debati politik, apo qeveria të jetë e vëmendshme për çështje në prerje shiritash dhe të mos thotë as edhe një fjali të vetme, qoftë edhe për humanizëm”, tha Oketa.

Ndërkohe qe kreu i Aleances Kuqezi gjatë mbështetjes qe i dha kesaj greve deklaroi se, kompensimi i tyre do te vije duke konfiskuar te gjitha parate e vjedhura nga Berisha dhe ministrat e kabinetit te tij qeveritar.

“Ne kemi premtimin, pas 8 muajsh 100 për qind kompensim duke i nxjerrë paratë nga konfiskimi i pasurive të pista të shtetasit Sali Berisha, dhe gjithë ministrave të tij. Llogaritë e tyre bankare, vilat, fshatrat, minierat, bizneset, qendrat tregtare që disponojnë do të sekuestrohen, duke kompensuar 100 për qind”, tha kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.

Greva e urise e ish te perndjekurve politike ka hyre ne diten e 13-te te saj, nderkohe qe gjendja shendetesore e tyre vjen duke u renduar. 

Top Channel