Ettore Sequi, ambasadori i Bashkimit Europian, u takua paraditen e ditës së mërkurë me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
Pas takimit, Sequi deklaroi për mediat: “Diskutuam disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Rama më informoi edhe për çështjen e qarkut të Fierit dhe shpresoj që zgjidhja të gjendet së shpejti.”
Në lidhje me statusin e kushtëzuar për Shqipërinë, lajm i publikuar nga agjensia e lajmeve Ansa, Sequi tha: “Unë përfaqësoj BE-në këtu dhe jo Italinë dhe nuk kam komente për raporte që nxirren nga agjensitë e lajmeve.”
“Jam i gatshëm të bëj komente më 10 tetor kur të dalë raporti i progresit për Shqipërinë. Do të kemi konferencë shtypi atë ditë për rezultatet e raportit”, shtoi Sequi.
Top Channel