
Shefi i Sigurise i stafit të OKB-së në Tiranë, me anë të një e-maili
drejtuar personave pergjegjes ne agjensite e Kombeve të Bashkuara, por
edhe atyre të institucioneve të tjera ndërkombëtare siç është Banka
Botërore ka paralajmëruar që ata të këshillojnë stafin të ketë kujdes në
kryeqytetin shqiptar, duke e konsideruar një mjedis të pasigurtë.
Zoltan Biro, në e-mailin e tij paralajmërues sjell në vëmendje rastin më të fundit kur një punonjese e PNUD-it u grabit në rrugën ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë. Punonjësja femër e stafit të UNDP-së u sulmua nga një 14-vjeçar, i cili i mori çantën me forcë dhe u largua.
Në e-mail thuhet se, “siç ju kemi informuar edhe me pare rrembimet dhe vjedhjet ne rruge janë shtuar, dhe ky nuk eshte incidenti i pare qe i behet stafit te OKB-së. Djem të rinj me biçikleta apo që ecin në rrugë venë në shënjestër gratë, i vjedhin çantat apo bizhuteritë. Po kur viktimat rezistojnë, ata përdorin thika apo pistoleta për t’i kërcënuar dhe në shumë raste janë plagosur”.
Kryesisht Zoltan Biro thote se shenjestra jane pjese e stafit femer të PNUD-it. Ne kete situate stafi i sigurise per Kombet e Bashkuara ne Tirane u kujton te gjithe nëpunësve dhe u keshillon atyre shtate pika.
Pikat e shkruara ne kete e-mail i referohen nje ambienti tejet te pasigurte. “Njihni ambientin ku ndodheni dhe te dalloni te panjohurit”, apo “mos shkoni ne zona te pandricuara”.
Kreu i Sigurise për OKB-në i kërkon te gjitheve te mos bejne qendrese se do te plagosen. Mes këshillave, Biro thotë që punonjësit të mos mbajnë sende me vlere apo para kesh më shumë se nevojat ditore.
“Menjëherë pas grabitjes përpiquni te telefononi policinë në numrin 129 dhe stafin për Siguri të OKB-se. Pergatisni raportin per incidentin, sepse eshte e rendesishme nese humbi pasaporten apo karten e identitetit”,shkruan Biro.
Ndersa si pike te fundit, ai shprehet se, “kujtoni se te tilla incidente mund te ndodhin ne cdo kohe gjate dites duke rrezuar poshte besimin e pergjithshem se mund te ndodhin vetem pasdite apo naten”.
Ky e-mail paralajmerues per stafin e nje prej organizatave me te medha te huaja qe operojne ne Tirane eshte tregues tjeter jo vetem i perceptimit per situaten e renduar me krimin e rruges dhe rendin publik.
Top Channel