
Ish-shefi i Sherbimit Informativ Shteteror Fatos Klosi hedh poshte
mundesine qe dokumentacioni i publikuar nga deputeti Erjon Brace ne
skandalin e se ciles perfshihet Ministria e Mbrojtjes, te jete sekret
dhe rrjedhimisht i papublikueshem. Sipas tij ligji ne kete rast eshte i
qarte dhe mbi kete çeshtje nuk mund e nuk duhet te kete ekuivok.
“Që një dokument të quhet ‘sekret’, duhet që ai që e prodhon të shkruajë mbi dokumentin që ky është sekret dhe natyrisht ai ka motivet e veta përse e ka konsideruar të tillë, dhe kjo është e përcaktuar në ligj, kur bërja publike e një dokumenti krijon probleme. Pra, gjërat janë të përcaktuara në ligj. Nëqoftëse një dokument nuk e ka të shkruar sipër ‘sekret’ nga ai që e ka prodhuar, do të thotë se nuk e ka konsideruar të tillë, ndaj personit që i bie në dorë nuk ka përse te beje kujdes mos ta publikojë”, tha Klosi.
Duke ju referuar fakteve te publikuara per armatosjen e Sherbimit Informativ Ushtarak, madje edhe me 2 snajpera, zoti Klosi e ka cilesuar kete si absurde e jo normale.
“Kjo më duket absurde, sepse SHIU nuk është një repart ushtarak, në kuptimin luftarak. SHIU është një institucion brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ka detyrat e veta, por në asnjë mënyrë nuk ka detyra që lidhen me përdorimin e armëve. nëse janë blerë snajpera për SHIU-n, kjo është e gabuar”, tha Klosi.
Pas publikimit te nje sere dokumentash nga socialisti Erjon Brace, Ministria e Mbrojtjes e perfshire drejtperdrejt ka reaguar duke deklaruar se jane publikuar sekrete shteterore, cka është hedhur nga deputeti Braçe që e cilësoi thjesht si një nismë për të nxjerrë hapur aferat korruptive të këtij dikasteri.
Top Channel