
Protesta e ishtë përndjekurve politike nisi nga Instituti i Integrimit,
drejt selise se kryeministrise. Ata kanë përshkuar segmentin rrugor me
pankarta në duar, duke kërkuar sensibilizimin e çështjes së tyre.
Perpara godines se Qeverise shqiptare ata bënë thirje për një zgjidhje të menjëhershme dhe akuzuan Kryeministrin.
“E dimë që po të prishim qetësinë, por nëse këtu do të kishte ardhur Fazllic do të dilje me vrap jashtë ta takoje dhe t’i thoje: ‘Nuk të mjafton Porto Romano? Eja se të jap edhe Gjirin e Lalëzit’. Dëegjojmë një zë që thua se cfarë kërkojnë ish të përndjekurit? Ne kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm pa asnjë vonesë”, thanë drejtuesit e protestës.
Me pas duke parakaluar mes permes godinave te institucioneve kryesore te vendit, protestuesit u solidarizuan me grevistet e urise, duke shprehur qarte kerkesat e tyre.
Një takim me ish të përndjekurit kishte edhe Spartak Ngjela. Si një ish-i burgosur politik avokat Ngjela, pas solidarizmit me greven e urise, u shpreh Qeveria ka deshtuar.
“Kam parë një papërgjegjshëri të madhe të kësaj Qeverie tiranike ndaj vuajtjes njerëzore. Do të propozoj që të ngrihet një komision ad-hoc, të posacëm, i cili të sensibilizojë të gjitha organizmat, sepse nuk mundesh dot që të abuzosh mbi dhimbjen njerëzore”, u shpreh Ngjela.
Një tjetër shoqate e te burgosurve politike beri thirrje per nje tjeter proteste paraditen e se enjtes.
Gjendja e grevisteve vazhdon te perkeqesohet, ndersa po lene pas edhe diten e 12-të të grevës së urisë.
Top Channel