Presidenti i Kolumbisë me kancer

02/10/2012 04:00

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer të prostatës dhe do të kryejë një operacioni ditën e mërkurë.

Z. Santos, 61 vjeç, tha se tumori është zbuluar herët dhe vlerëson shanset e tij për shërim në 97%.

Njoftimi vjen një javë para bisedimeve historike të paqes mes qeverisë dhe rebelëve të  FARC, që synojnë dhënien fund të një konflikti që zgjat gati prej pesë dekadash.

Santos, i cili mori detyrën në muajin gusht të vitit 2010, është lideri i fundit Amerikës Latine që është diagnostikuar me kancer.

Të tjerët para tij kanë qenë Dilma Rousseff e Brazilit, paraardhësi i saj Luiz Inácio Lula da Silva, Hugo Chavez i Venezuelës, si dhe ish-presidentët Fernando Lugo i Paraguajit dhe Fidel Kastro i Kubës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA