
Arrin të finalizohet në Komisionin e Ligjeve marrëveshja për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Pas disa ditësh akuza e kundërakuza mes palëve për proceduren sesi duhet
të miratohet trupa e KQZ-së,në këtë mbledhje u duk se zgjidhja ishte e
thjeshtë, madje e gjetur më herët nga dy forcat më të mëdha politike dhe
përfaqësuesit e tyre vetëm sa e bënë atë publike.
Fatmir Xhafaj tha se Partia Socialiste nuk ka kundërshtim për seancën dëgjimore me të gjithë kandidatët, përfshi edhe ata për anëtarë, çështje që sipas kreut te Qeverise Sali Berisha nje dite me pare kishte sjelle edhe bllokimin për shkak të refuzimit të opozitës.
“Të gjitha kandidaturat për anëtarë dhe për kryetar të kalojnë në një seancë dëgjimore, duke përcaktuar një limit kohe, në gjykimin maksimumi për secilin duhet të ishte jo më shumë se 10 minuta, për të parë kriteret ligjore të secilit kandidat që do të jetë i pranishëm, duke nisur që të mërkurën në orën 9.00”, tha Xhafaj.
“Kodi nuk është mirë të lexohet një herë ditën dhe një herë natën, kështu që le të jemi të kënaqur për marrëveshjen që arritëm në Komision, si Komision, për mënyrën se si do të procedojmë dhe le t’i lëmë mundësinë seancës dëgjimore të provojë maksimumin e mundshëm të rezultateteve”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali.
Ne Komision u ra dakort qe diten e merkure te nisin seancat degjimore me 26 kandidatet, per anetare dhe kryetare te KQZ-se. Marreveshja e konkluduar ne disa minuta kaloi me tone humori ne Komisionin e Ligjeve, ndryshe nga nje mbledhje me heret qe per te njejten çeshtje, Rusmali e Gjiknuri replikuan ashper.
Por situata mbetet e pandryshuar per ligjet me 3/5. Opozita nuk ka qene prezente gjate vijimit te shqyrtimit te Projektit per Nenpunesit Civile, duke i mbetur kushtit se nuk do te marre pjese ne asnje diskutim te ligjeve, qe kerkojne shumice te cilesuar deri sa te zbatohen vendimet e Gjykates se Larte per Qarkun Fier.
Top Channel