Hong-Kong, përplasen anijet, 37 viktima

02/10/2012 00:00

Tridhjetë e shtatë persona kanë gjetur vdekjen pasi dy anije pasagjerësh u përplasën në ishullin Lamma të Hong Kongut.

Një nga anijet kishte në bord 121 pasagjerë dhe tre anëtarë ekuipazhi kur u mbyt natën e së hënës. Më shumë se 40 persona të plagosur janë dërguar për në spitalet e Hong Kongut, shumica me hipotermi.

Kërkimet nga ajri dhe deti për të mbijetuar vazhdojnë në një shkallë të gjerë. Ndërkohë, gjashtë anëtarë të ekuipazhit të dy anijeve që janë përplasur janë arrestuar nga policia.

“Policia arrestoi 6 persona, të cilët po hetohen për vënien në rrezik të jetës së njerëzve në det”, ka deklaruar ministri i Sigurisë, Lai Tung Kwok.

Përplasja ka ndodhur gjatë një periudhe të ngarkuar udhëtimesh në Hong Kong, në fund të një fundjave të gjatë pushimi, për të shënuar festivalin e mes-vjeshtës, i cili këtë vit përkon me Ditën Kombëtare të Kinës më 1 tetor.

Raportohet se gjithcka ka ndodhur pasi Kompania energjetike Hong Kong Electric ka përdorur një varkë komerciale për të shoqëruar anëtarët e familjes dhe stafit të shikojnë fishekzjarret e Ditës Kombëtare në portin Victoria.

Anija në fjalë dhe një tjetër anije pasagjerësh janë përplasur duke shkaktuar tragjedinë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA