Kameramani që shoqëroi presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.
Avokati që ka marrë përsipër cështjen e Hasan Golkanban sqaroi se po punon me autoritetet, dhe se klienti i tij ka marrë një mbrojtje fillestare.
“Në momentin që paraqet kërkesën për azil, ashtu sic bëri Hasani, thotë avokati, ligjërisht të lejohet qëndrimi në Amerikë, të tjerat do të vijnë më vonë”.
Nuk dihet se ku po qëndron kameramani për momentin. Telefonatat në misionin iranian pranë Kombeve të Bashkuara nga ana e mediave të interesuara për këtë cështje, kanë mbetur pa përgjigje. Lideri i Iranit për herë të fundit iu drejtua delegatëve të mërkurën, në sesionin e përvitshëm të OKB-së, e që prej atëherë, operatori i tij nuk është dukur më.
Top Channel