Komisioni i Ekonomisë/ Braçe kritika për deficitin buxhetor: Investimet publike duhet të jenë tre herë më shumë Rreth 350 mijë familje shqiptare të angazhuara me aktivitet bujqësor do
të regjistrojnë prane INSTAT, aktivitetet qe zhvillojne ne tokën
bujqësore qe kane ne dispozicion.
Duke filluar nga dita e sotme deri në
fund të muajit tetor, anketues të Institutit të Statistikës do të
mbledhin informacionin e nevojshëm për regjistrimin e njësive ekonomike
bujqësore sipas një pyetësori.
“Pyetësori përmban të dhëna specifike mbi aktivitetin bujqësor që përdoret ose shfrytëzohet nga ferma, si dhe blegtoral, forcat e punës në bujqësi. Në fund të vitit parashikohet që të dalin të dhënat paraprake dhe të dhënat përfundimtare vitin tjetër në tetor”, thotë Alban Çela, drejtues i projektit.
Sipas INSTAT, fermerët nuk do të pyeten për pronësinë e fermës por për aktivitetin që kryhet në të pavarësisht se e kujt është prona. Të dhënat përfundimtare të cilat do të jenë të gatshme vitin që vjen do të luajnë rol vendimtar për programet e subvencionimit, praktikat e prodhimit e teknologjive të reja të bujqësisë, përcaktimin e programeve të fermave etj.
Top Channel