Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin gusht, treguan të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave i BE-së.
Sipas raportit të përmuajshëm mbi papunësinë, publikuar ditën e hënë, numri i përgjithshëm i personave në moshë pune, që kërkojnë një të tillë dhe nuk janë të aftë ta gjejnë është rritur në 18,2 milionë banorë.
Në një muaj, numri i përgjithshëm i të papunëve brenda Eurozonës është rritur në 34 mijë, duke prekur rekordin prej 11,4%.
Niveli më i lartë i papunësisë i përket Spanjës, me 25,1% të popullsisë aktive të papunë dhe niveli më i ulët regjistrohet në Austri, me 4,5%.
Ndërkohë, sipas “Eurostat”-it, papunësia në ekonominë më të madhe në Europë është prej 5,5%.
Papunësia në grupmoshën nën 25 vjeç përbën problemin kryesor, me një mesatare prej 22,8% në Eurozonë dhe nivelin më të lartë, përsëri të regjistruar në Spanjë, me një shifër prej 52,9%.
Top Channel