Publikohet audio/ “Do bëjmë gjithçka që mundemi”, Hungaria në qendër të skandalit, ministri i Jashtëm ofron ndihmë Rusisë për sanksionet Një sulm kamikaz në qytetin Kost, në lindje të Afganistanit vrau te
pakten 14 persona, tre prej te cileve ushtare te NATO-s dhe kater police
afgane. Aleanca nuk konfirmoi kombesine e trupave te saj, por sipas
korrespondenteve ne ate zone Afganistanit veprojne ushtare amerikane.
Sulmi u mor persiper nga talebanet. Deshmitaret shpjeguan se atentatori kishte ne shenjester ushtaret e koalicionit, te cilet po pershkonin nje nga zonat me te populluara te Kostit, me pas shpertheu eksplozivin.
Qyteti, njesoj si pjesa lindore e Afganistanit ka deshmuar nje rritje te dhunes. Ne muajin Qershor, nje kamikaz hodhi veten ne ere dhe vrau 21 persona, perfshire edhe tre ushtare amerikane dhe nje perkthyes. Grupi “Hakani” i lidhur me talebanet vepron ne kete zone duke kryer shume sulme vetevrasese.
Gjate fundjaves, pas te shtenave ne nje pike kontrolli ne provincen Vardak, ne lindje te Afganistanit u vrane tre ushtare amerikane dhe tre ushtare afgane. Ngjarja e coi numrin e ushtareve amerikane te vrare ne Afganistan ne 2000.
Top Channel