Siri, aktivistët: Të dielën 100 të vrarë
30/09/2012 18:02
Vazhdon masakra në Siri ku sipas aktivistëve anti-regjim të komiteteve të koordinimit lokal janë denoncuar 100 të vrarë, përfshi gra dhe fëmijë, vetëm gjatë ditës së dielë.
Në kryeqytetin Damask dhe periferitë e tij bilanci është më i përgjakshmi, me 57 të vdekur, 30 të tjerë të vrarë me gjakftohtësi në Assali dhe 8 në Barze. Në Dayr az Zor 21 persona kanë humbur jetën, 10 të tjerë në Aleppo, 4 në Idlib, 3 në Homs, 2 në Hama, 2 në Daraa dhe një në Hasekeh.
Besohet se rreth 30 mijë sirianë kanë humbur jetën që prej fillimit të revoltave kundër presidentit Bashar al-Assad një vit e gjysmë më parë, ndërsa qindra mijëra janë shpërngulur në vendet fqinje.
Top Channel