Të paktën 24 vetë humbën jetën në disa shpërthime me autobombë në Irak, i cili kishte shënjestruar forcat e sigurisë dhe pelegrinët shiitë.
Në Taji, një qytet i vogël sunit në veri të kryeqtytetit, Bagdad, tre autobomba shpërthyen njëra pas tjetrës duke vrarë të paktën gjashtë persona.
Në qytetin jugor të Madain, një bombë shpërtheu në një faltore shiite dhe disa pelegrinë iranianë janë mes të plagosurve.
Ka patur gjithashtu sulme në Kut dhe qytete të tjera irakene.
Mes të varëve dhe të plagosurve nga sulmet ka pasur edhe civilë, po qëllimi i agresorëve duket se kanë qenë forcat e sigurisë kudo që ata kanë qenë, raporton BBC nga Bagdadi.
Edhe pse dhuna pati rënie që nga kulmi mes viteve 2006-2007, sulmet janë përshkallëzuar sërishë pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi në fund të vitit të shkuar.
Top Channel