Liderja e opozitës ukrainase, Yulia Tymoshenko i ka bërë thirrje popullit ukrainas që të rebelohet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vend më 28 tetor.
Përmes një videoje prej dy minutash të filmuar nga spitali i burgut, Tymoshenko i kërkon popullit që t’i japë fund “regjimit kriminal” të presidentit Viktor Yanukovich.
Ish-kryeministrja akuzon presidentin se po krijon një shtet të korruptuar me qëllim që të pasurojë një grup të vogël personash, anëtarë sipas saj të një bande mafioze.
Videoja u regjistrua në ambjentet e spitalit të burgut ku Tymoshenko ndodhet e shtruar prej majit të kaluar për shkak të një problemi në legenin e trupit.
Protagonistja e Revolucionit Portokalli të 7 viteve më parë, përmes të cilit u promovua politika me prirje perëndimore, e ka akuzuar edhe më parë presidentin Yanukovich si organizator të proçesit gjyqësor që çoi në dënimin e saj.
Nga ana e tij, Yanukovich është një politikan pro-rus dhe ka shpërfillur presionet e vazhdueshme të Perëndimit për lirimin e ish-kryeministres.
Top Channel