Tragjike në Brazil, 2-vjeçarja humb jetën pasi bie në lumë dhe sulmohet nga piranjat
Forcat e Unionit Afrikan dëbuan militantët ekstremistë islamikë të Al-Shabab nga qyteti-port Kysmayo, fortesa e tyre në jug të Somalisë.
Në një njoftim të Unionit thuhet se rebelët kanë lënë bazat e tyre në këtë qytet dhe se janë tërhequr prej andej. Tjetër version kanë vetë militantët që thonë se në mesnatë u vendos për një tërheqje taktike.
Forcat e Unionit Afrikan nuk kanë hyrë ende në qytet dhe janë në pritje për një urdhër të tillë. Banorët e qytetit konfirmojnë largimin e militantëve ekstremistë. Largimi i tyre përforcohet më shumë nga ndalja e transmetimit të radios së tyre të propagandës.
Forcat e Unionit ndërmorën ofensivën pas kërkesës së presidentit të ri të Somalisë, i mbështetur edhe nga OKB. Kenia, vend kufitar me Somalinë dhe që operon në terren me numrin më të madh të ushtarëve publikoi disa foto gjatë aksionit.
Organizata terroriste Al- Shabab konsiderohet si krahu i djathtë i Al-Kaedas në rajon dhe nisur nga konfliktet e zgjatura për pushtet me vite të tëra në Somali është përfocuar ndjeshëm. Krerët e kësaj organizate synojnë vendosjen e një shteti islamik.
Top Channel