Skandali i politikanit të lartë kinez

29/09/2012 00:00

Bo Xilai, politikani i lartë kinez i përfshirë së fundmi në skandale abuzimi dhe korrupsioni me pushtetin e tij, pas përjashtimit nga partia humb edhe mandatin si deputet në asamblenë kombëtare.

Sipas medias shtetërore kineze Xilai-t do t’i hiqet mandati i deputetit për t’i hapur rrugën hetimeve të lira. Deputetët kinezë gëzojnë imunitet nga hetimet dhe për të zhvilluar ato duhet më parë autorizimi nga asambleja kombëtare.

Një vendim i tillë pritet të merret gjatë orëve në vazhdim nga asambleja që po “kryqëzon” Bo Xilai-n, i cili në muajt e fundit pa t’i rrokullisej karriera politike nga një kandidat për postet më të larta qeverisëse në një të akuzuar.

Më herët, gjatë muajit, bashkëshortja e tij, Gu Kailai u dënua me vdekje pasi u shpall fajtore për vrasjen e biznesmenit britanik, Neil Heywood në 2011-ën. Denimi kapital i saj u pezullua dhe pritet të konvertohet në burg përjetë.

Skandali po errëson përgatitjet për punimet e kongresit kombëtar të Partisë Komuniste kineze që pritet të nisë më 8 nëntor. Në këtë kongres parashikohet që Xi Jinpjing të marrë detyrën e presidentit duke zëvendësuar Hu Jintao-n, ndërsa emri zëvendësues i Xilai-t, që deri para muajve të kësaj vere ishte kandidat potencial për kryeministër, mbetet për t’u zbuluar.

Kongresi kombëtar i Partisë Komuniste mbahet njëherë në 10 vjet dhe detyra kryesore është ripërtëritja e udhëheqësve në bazë të rotacionit mes anëtarëve të partisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB