Përmbytje në Spanjë, 8 të vdekur

29/09/2012 00:00

Te paktën tete persona humbën jetën pas shirave të rrembyer, që
shkaktuan përmbytje në pjesën jugore të Spanjës. Mes viktimave, një
fëmijë edhe dy gra. Zonat më të goditura ishin Malaga, Almeria dhe
Murthia.

Vërshimi me forcë i ujit mbuloi rruget, përmbysi makina dhe dëmtoi dhjetra shtëpi. Të paktën 600 persona u shperngulën nga shtepite e tyre në rajonin e Andaluthias, qe perfshin Malagan dhe Almerian. Vetem te  premten-sipas shërbimit meteorologjik të Spanjës- u rregjistruan mbi 24 centimetra reshje. Megjithate shirat dhe stuhi parashikohet të vazhdojnë në jug të vendit, përgjatë fundjavës.

Banoret e ketyre zonave jane goditur rende, sepse kjo eshte nje pjese e varfer e Spanjes, me një papunësi rreth 30 % dhe shumë pak prej tyre mund të përballojnë sigurimet. Ata i bënë thirrje autoriteteve lokale t’i pergjigjen shpejt krizes. Shirat e rrembyer ne jug te Spanjes, ndjekin muajt e thatesires dhe temperaturave te larta në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB