Libi, sërish përleshje në Bengazi
29/09/2012 00:00
Në Bengazi, qytetin libian ku u vranë 4 diplomatë amerikanë pas protestave që shpërthyen nga filmi anti-islam, situata mbetet ende e tensionuar.
Rreth 200 protestues dolën në rrugët e qytetit në mbështetje të ekstremistëve të Ansuar al-Sharia, grupi i militantëve që mendohet se qendron pas vrasjes së diplomatëve amerikanë, përfshirë këtu edhe ambasadorin Chris Stevens.
Protestuesit hodhën në erë disa makina para godinës lokale të Ministrisë së Brendshme në Bengazi. Përleshjet zgjatën për disa orë, ndërkohë që forcat e qeverisë revolucionare shmangën përdorimin e armëve të zjarrit.
Nga incidenti dhe përleshjet fatmirësisht nuk u regjistruan viktima.
Top Channel