Gjermani, mbi 8 mijë fëmijë të intoksikuar

29/09/2012 20:50

Është dyfishuar brenda dy ditëve bilanci i fëmijëve të prekur nga një helmim në Gjermani, për shkak të ushqimit të dhënë në mensat e kopshteve.

Informacionet e fundit, të bëra publike nga një zëdhënës i Institutit Shëndetësor të Berlinit, flasin për 8.365 raste intoksikimi.

Vetëm në Berlin fëmijët e intoksikuar janë 2.213 dhe të gjitha kopshtet ku ata kanë konsumuar vaktet janë furnizuar me ushqim nga e njëjta kompani.

Ditën e premte, ministri për Politikat Sociale të Saksonisë ngriti dyshimin për infektim të mundshëm nga ndonjë virus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA