Televizioni amerikan Fox News kërkoi ndjesë për transmetimin e
drejtperdrejtë të një vetëvrasjeje. Kameramanet po filmonin një ndjekje
të policise në Feniks, Arizona, e cila përfundoi tragjikisht.
Shoferi i mjetit zbriti nga makina dhe i drejtoi armen vetes. Gazetari Shepard Smith, ne kete moment i thote regjise: “Dilni, dilni menjehere”. Ketu ndalon transmetimi i ngjarjes dhe nisin reklamat.
Por për fat te keq ishte shfaqur, një vetevrasje. Kamerat e Fox News, ne helikopterin e televizionit po transmetonin ndjekjen e nje person të armatosur, i dyshuar për vjedhjen e një makine përpara një restoranti te Feniksit. Një operacion që po zgjaste prej 90 minutash, në autostraden 10. Thuajse 100 km larg Kalifornise i dyshuari ndalon makinën, zbret prej saj dhe qellon veten me pistolete.Pas perfundimit të reklamave, Smith i kërkon ndjesë telespektatoreve qe nuk munden të ndërpresin skenën tragjike.
“Ne shohim ngjarje qe nuk transmetojme sepse nuk jane te pershtatshme- thote Smith duke iu referuar faktit se pamjet shfaqen ne studio, pese minuta perpara se te transmetohen, kesisoj mund te evitohen “gjerat e tmerrshme. Nuk do te ndodhe me nën vëzhgimin tim”.
Pas kesaj televizioni konfirmoi vdekjen e te dyshuarit ne faqen e saj te internetit. Sic raportojne mediat nderkombetare, ende nuk eshte mesuar identiteti i tij.Por pavaresisht kesaj apologjie, video e transmetuar ne emisionin Studio B me Shepard Smith u hodh ne rrjet.
Nuk munguan edhe komentet: “Te tilla ngjarje jepen drejtperdrejt, pikerisht sepse kane nje incident”. Analistet e televizioneve te cilet thane se “nuk ka ndjese per cfare u pa ne ekran. Sa here qe ne dukje televizionet kerkojne ndjese, nuk eshte se nuk shijojne nje rritje te audiences- thone ata”.
Top Channel