Tragjike në Brazil, 2-vjeçarja humb jetën pasi bie në lumë dhe sulmohet nga piranjat Një i ri i armatosur me pistoletë lodër dhe i veshur me rroba ushtarake, qëlloi disa herë ndaj presidentit çek, Vaclav Klaus…ndërkohë që truprojat e tij thjesht vëzhgonin.
E gjithë skena u regjistrua përpara kamerave të televizioneve vendase. I riu nxjerr pistoletën dhe në një distancë të afërt qëllon ndaj presidentit disa herë me plumbat e pistoletës lodër. Presidenti shikon i habitur dhe pak caste më vonë dëgjohet të komunikojë me truprojat e tij.
Pas kuptuan se kishte “ndodhur një atentat” ndaj presidentit, policia arrestoi agresorin, ndërsa presidenti Klaus u transportua në spital për të kuruar plagët e lehta të marra nga goditjet e goglave të pistoletës lodër.
Shefi dhe i gjithë stafi i sigurisë së presidentit është vënë në qendër të kritikave se si mundën të lejojnë një person “të armatosur” të afrohet në një distancë kaq të afërt. Vetë agresori e përshkroi veten si një radikal të majtë dhe tha se sulmi i tij synonte të tërheqë vëmendjen e qeverisë që të bëjë më shumë për popullin. Sipas tij, 1/3 e çekëve po vuajnë pasojat e krizës ekonomike.
Incidenti ndodhi në një rajon në veri të Çekisë ku presidenti Klaus mori pjesë në përurimin e një ure.
Top Channel