Tragjike në Brazil, 2-vjeçarja humb jetën pasi bie në lumë dhe sulmohet nga piranjat
“Assad është një njeri i mirë, që i do njerëzit e tij, por kriza që përfshiu Sirinë e ndryshoi totalisht atë”.
Ky është rrëfimi i dhënë për CNN nga gjenerali Manaf Tlas i cili për vite me radhë në krah të djathtë të Assad si miku i tij më i ngushtë. Në muajin korrik ai vendosi të braktisë vendin e tij dhe shkak për këtë u bë dhuna brutale e autoriteteve ndaj protestuesve.
Gjenerali, djali i një ish-ministri të mbrojtjes, thotë se e mban mend shumë mirë momentin kur vendosi të dezertojë.
“Mësova për dhunën ndaj qytetarëve në të njëjtën mënyrë sic mësoi e gjithë bota, nëpërmjet videove amatore të postuara në Youtube. Pashë ekzekutimin me plumb në kokë të qytetarëve në qytetin e Baniyas në perëndim të Sirisë. Në atë moment vendosa veten në vend të një qytetari. Që nga ai moment, s’mund të jem më mik me Assad”, rrëfehet ish-ushtaraku i lartë sirian.
“Gjatë një bisede private me të (Assad) u përpoqa t’i them se duhej të lëshonte dicka për popullin, se kishte një pranverë arabe rreth e rrotull që kishte përfshirë rajonin. I thashë që ti duhet të bëhesh pjesë e kësaj dhe të demokratizosh vendin. Por ai refuzoi”, shton më tej gjenerali në intervistën dhënë për CNN.
Manar Tlas braktisi Sirinë në muajin korrik të këtij vitit, pas muajsh të tërë përshkallëzimi të konfliktit që u ka marrë jetën mbi 22 mijë personave sipas OKB-së. Aktualisht ai strehohet në Francë.
Top Channel