Afganistan, vritet udhëheqësi i Al Kaedas
29/09/2012 00:00
Forcat afgane dhe ato të NATO-s ndërmorën një operacion në provincën afgane të Logarit ku mësohet se mbeti i vrarë një nga krerët lokalë më të fuqishëm të Al Kaedas.
Sipas njoftimit të forcave ndërkombëtare ISAF, që ndodhen nën komandën e NATO-s, kreu i vrarë i Al Kaedas dyshohet si autor i shumë sulmeve me bombë dhe armë ndaj trupave të sigurisë, ndërkombëtare dhe afgane.
Madje pas operacionit u sekuestruan edhe disa shënime që tregonin përgatitjen e një tjetër sulmi me bomba artizanale ndaj trupave të sigurisë.
Forcat ndërkombëtare në Afganistan kanë pezulluar përkohësisht rekrutimin e trupave të reja afgane pas përshkallëzimit të sulmeve të të infiltruarve në bazat ndërkombëtare.
Top Channel