Tragjike në Brazil, 2-vjeçarja humb jetën pasi bie në lumë dhe sulmohet nga piranjat
Kancelarja gjermane ka reaguar për herë të parë kundër deklaratës së lëshuar nga ish-kryeministri italian, aktualisht kreu i PDL-së, Silvio Berlusconi duke e cilësuar atë si “absurditet”.
Ish-kryeministri italian deklaroi gjatë ceremonisë së prezantimit të librit më të fundit të Reanto Brunetta-s, se nuk do të ishte një dramë nëse Gjermania braktis Eurozonën.
“Nëse Gjermania largohet nga Eurozona, është e vërtetë, nuk do të ishte një dramë, por një absurditet”, deklaroi zëdhënësi i kancelares Angela Merkel Steffen Seibert.
Berlusconi, që pritet të futet në garën për kryeministër të Italisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka shpeshtuar deklaratat thumbuese ndaj Gjermanisë. Ish-kryeministri ka kritikuar kryeministrin Monti për masat anti-krizë duke i fajësuar pikërisht këto masa për recesionin ekonomik. Berlusconi shkoi madje më tej duke e akuzuar Monti-n për servilizëm karshi Gjermanisë dhe kancelares Merkel.
Top Channel