Monti: Qëndroj vetëm nëse ma kërkojnë

27/09/2012 20:50

Të mërkuren, në një intervistë për gazetaren e “CNN”, Christian Amanpour, kryeministri italian, Mario Monti deklaroi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se mund të marrë parasysh që të vazhdojë në funksionin e tij nëse do t’i kërkohet.

Duke folur në Këshillin per Marredheniet Nderkombetare në Nju Jork, ku ai ndodhet ne kuader te Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara, Monti u shpreh i gatshem për t’i shperbyer vendit në të ardhmen, por konsideroi si të vogla mundësitë që të qëndrojë në detyrën aktuale.

“Nesë do të më kërkohet nga forcat politike jam i gatshem per nje mandat te dyte, megjithate kjo nuk do te ishte normale sepse pas zgjedhjeve, partite politike duhet te jene te afta per te paraqitur ne postin e kryeministrit nje prej anetareve te tyre dhe jo mua. Por, nese do të me kerkohej, do ta shqyrtoja mundesine”, tha Monti.

Përsa i takon kthimit ne politike, te ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Monti tha se “ai nuk eshte larguar drejt nje ishulli te vetmuar. Berlusconi ndodhet ne Itali dhe eshte kryetari i partise me te madhe ne Parlament. Impenjimi i tij politik eshte nje çeshtje qe duhet ta vendose vete ai”.

I pyetur nga investitoret amerikane, per gjendjen e euros, kryeministri italian shpjegoi se ” si monedhe nuk ka kaluar ndonje krize dhe kjo eshte e rendesishme”. Ai beson se Eurozona nuk do te shperbehet, duke iu referuar Greqise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA