“Izraeli, spastrim etnik në Palestinë”

27/09/2012 20:30

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, akuzoi Izraelin përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për “pastrim etnik”.

I ftuar në OKB me statusin e vëzhguesit, Abbas mbajti një fjalim pak përpara se në foltore të ngjitej kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai gjithashtu kërkoi pranimin e vendit të tij si një shtet me të drejta të plota në bashkësinë e kombeve.

”Jemi të bindur se shumica e vendeve të botës mbështesin kauzën tonë dhe dëshirën për të vendosur një paqe të qëndrueshme në rajon”, deklaroi Abbas gjatë fjalimit të tij.

”Ne nuk po përpiqemi të delegjitimojmë ekzistencën e një shteti ekzistues si Izraeli, por është Izraeli ai që po bën këtë gjë me ekzistencën e një shteti të dytë si Palestina”, vazhdoi Abbas.

”Aktualisht, palestinezëve po i privohet e drejta e besimit, ajo e shkollimit, e strehimit dhe e mjekimit. Ky është një pastrim i vërtetë etnik që po realizohet nag një pushtues si Izraeli, i cili ndërsa ne flasim, vazhdon të shtyjë kufijtë e tij në Gaza dhe Bregun Perëndimor nëpërmjet ndërtimit të vendbanimeve ilegale për kolonët hebrenj. Unë flas me zërin e miliona banorëve të revoltuar. Izraeli nuk duhet të vazhdojë të gëzojë këtë status paprekshmërie në bashkësinë e kombeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA