Përmbytjet në Pakistan, 370 viktima

26/09/2012 10:00

Nga përmbytjet në zona të ndryshme të Pakistanit kanë humbur jetën 370 persona dhe janë shkatërruar rreth 275 mijë shtëpi.

Autoriteti Kombëtar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore publikoi një raport të detajuar në faqen e internetit.

Provinca që është dëmtuar më shumë është ajo e Sindh. Më pas vijnë provincat Punjab, Baluchistan dhe Khyber Pakhtunkhwa.

Top Channel