Fushata kundër karikaturave të Muhamedit

26/09/2012 04:15

Një gazetë egjiptiane ka gjetur një përgjigje origjinale duke nisur një fushatë kundër karikaturave të turpshme të Profetit Muhamed të publikuara nga revista franceze Charlie Hebdo.

Al-Watan, një e përditshme laike, botoi 13 karikatura të hënën nën sloganin “luftoi karikaturat me karikatura”.

Një prej tyre tregon një palë syze përmes të cilave digjen kullat e World Trade Center, me titullin: “Syze perëndimore për botën islame”.

Reagimi i i lexuesve ka qenë i menjëhershëm teksa kanë përgëzuar dhe falenderuar gazetën për mënyrën e civilizuar që ka përzgjedhur për t’u kundërpërgjigjur.

Karikaturat e Charlie Hebdo i vunë vulën zhurmës mbi videon e cila tallet me Islamin.

Rreth 50 persona kanë vdekur në protestat e dhunshme të cilat shpërthyen dy javë më parë gjatë filmit amator, “Pafajësia e myslimanëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA