Aktivistë të Aleancës Kuqezi organizuan sot në qytetin e Lushnjës një
protestë në mbështetje të dhjetëra punonjesve të spitalit të qytetit që
janë pushuar nga puna, ndërsa shumë të tjerë janë në pritje të largimit.

Sipas tyre kane qene arsyet politike ato qe jane zbatuar dhe jo shkollimi i tyre.Ne kete takim fjalimin e mbajti Sekretari i Pergjithshem i Aleancës Kuqezi Myslym Pashaj fajesoi politen ne teresi per kete gjendje te krijuar dhe akuzoi se gjithe pushimet nga puna po behen per te vendosur aty njerez te zgjedhur nga LSI.
 
Protesta eshte shoqeruar nga nje numer i madhe i forcave te policisë, e cila shmangu edhe incidente te mundshme. Nje grup te rinjsh te veshur me flamuj kombetare kerkuan te hyjne ne mes te protestuesve. Aktivistet e Aleances kerkuan qe ata te pengohen per shkak se nuk jane simpatizante te tyre, por nje grup i organizuar nga drejtuesit e spitalit te qytetit per te shkaktuar incidente.

Top Channel