
Kuvendi ka shpallur listën e kandidatëve për kreu e ri të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve.
Janë 18 persona që kanë vendosur të garojnë për postin e kreut të KQZ-së, e më konkretisht ata janë: Neritan Kalamishi, Anton Lleshaj, Marsida Xhaferllari, Kastriot Frashëri, Haki Mustafa, Sajmir Vishaj, Gaspër Kokaj, Sokol Hasani, Myrteza Myftari, Sokol Ago, Muharrem Noka, Endrit Reka, Etleva Paplekaj, Kozeta Vuksanlekaj, Kristaq Kume, Lefterie Lleshi (Luzi), Altin Qoshja, Agron Haxhimali.
Mes emrave bie në sy ai i anëtares së KLD-se, Lefteri Lleshi, ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume si dhe Sajmir Vishaj, kreu i shoqatës së Avokatëve Penalistë të kryeqytetit, i cili pak kohë më parë kandidojë për anëtar të ri të KLD-së.
Sipas ligjit, kreu i KQZ-së shpallet 10 ditë pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZ. Kuvendi do të zgjedhë kryetar të KQZ-së kandidatin që merr më shumë se gjysmën e votave mes dy kandidatëve të mbetur në garë.
Top Channel