Spanja përgatitet për protesta masive

25/09/2012 16:00

Forca të shumta policore kanë rrethuar Parlamentin Spanjoll në Madrid, përpara një protesteve masive gjatë pasdites me moton “Pushtoni Kuvendin”.

Pengesa metalike janë vendosur përreth perimetrit të ndërtesës, me qëllim që të shmanget mundësia që protestuesit të arrijnë deri në dyet e godinës.

”Të indinjuarit”, siç njihen protestuesit në shtypin vendas, theksuan se kanë vendosur të protestojnë për “pengmarrjen” e demokracisë.

Qeveria e re konservatore spanjolle është duke ndjekur një politikë shkurtimesh, për të përmirësuar buxhetin e rënduar nga borxhet.

Megjithatë, reformat e shumta shtrënguese kanë ngjallur pakënaqësi të shumta në popullsinë që vuan më shumë nga papunësia brenda Bashkimit Europian, me një në katër spanjollë aktiv për punë që nuk është në gjendje të gjejë një të tillë.

Ekziston një shqetësim madhor se Spanja do të ketë nevojë për një hua ndërkombëtare që do të tejkalojë shumën e 100 miliardëe eurove, të akorduara nga vendet e Eurozonës në qershor si fond për shpëtimin e bankave spanjolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA