Remzi Hoxha, mbyllet shqyrtimi i gjyqit

25/09/2012 00:00

Është mbyllur shqyrtimi i gjyqit për vdekjen e biznesmenit
shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, me Gjykatën e Krimeve të Rënda që ka
caktuar datën 5 tetor për pretencën e prokurorisë.

Gjyqi për Remzi Hoxhën ka përfunduar pa dëshminë e të dyshuarit kryesor Ilir Kumbaro, i cili ndodhet nën akuzë bashkë me ish-zyrtarët e tjerë të SHIK-ut, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi.

Deri para disa muajsh Kumbaro ndodhej në Londër ku po zhvillonte një proces gjyqësor kundër ekstradimit të tij në Shqipëri, por duke përfituar nga një lirim i përkohshëm ai u arratis dhe për momentin vendndodhja e tij nuk dihet.

Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha konsiderohet si një nga krimet më të rënda dhe shpesh herë, organizata të ndryshme humanitare ndërkombëtare i kanë kërkuar shtetit shqiptar zbardhjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB