Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, Barak Obama u
përpoq të bënte atë që ka tentuar edhe kur vjen fjala tek politika e
brendshme: të ngacmojë ndjenjën e bashkëpunimit për çështjet madhore.
Në këtë rast apeli i tij për lideret globale, ishte bashkimi i forcave kunder ekstremizmit. Eshte detyre e te gjithe udheheqesve, tha shefi i Shtepise se Bardhe, te ngrene zerin ndaj akteve te dhunes, ne nje fjalim qe iu referua edhe ambasadorit te vrare ne Libi.
“Ashtu, siç nuk mund te zgjidhim çdo problem qe shperfaqet neper bote, Shtetet e Bashkuara as nuk duan e as nuk do te kerkojne te diktojne rezultatin e tranzicioneve demokratike jashte kufijve. Nuk presim qe vendet e tjera te pajtohen me ne ne cdo çeshtje, ashtu siç nuk mendojme se dhuna e javeve te fundit dhe fjalimet e urrejtjes se disa individeve perfaqesojne kendveshtrimin e shumices se myslimaneve.Per çdo rast, besoj se lideret e te gjithe vendeve duhet te flasin kunder dhunes dhe ekstremizmit”, u shpreh Obama.
Ne fjalen e tij, presidenti preku çeshtjen e Iranit dhe e beri te qarte edhe nje se Shtetet e Bashkuara nuk kane ndermend t`i lejojne prodhimin e armeve berthamore. Ai permendi edhe per konfliktin 18 mujor te Sirise, te shnderruar ne subjekt kryesor diskutimi ndonese nuk eshte zyrtartisht ne axhenden e asamblese. Obama u perpoq t’i paraqeste protestat e dhunshme arabe kunder Amerikes si beteje vlerash universale, e misheruar nga njera prej ambasadorit te vrare Christopher Stevens, perfaqesues i lirise, dinjitetit dhe drejtesise, e nga ana tjeter, prej turmes qe i mori jeten, te drejtuar nga urrejtja dhe intoleranca.
Presidenti e perdori si shembull pranveren arabe, duke inkurajuar lideret te zgjidhnin modelin e mehershem, jo kete te vonshmin. Por edhe pse elokuent, fjalimi i tij, per analistet, ishte i zgjatur ne parime, por i shkurter ne sqarimin e politikave amerikane qe nxisin zemerin arab siç eshte mbeshtetja e pakufizuar per Izraelin ne kurriz te palestinezeve. Obama po keshtu nuk tha asgje te re per Sirine, nje ceshtje qe ka tentuar e deshtuar ta zgjidhe permes OKB-se. Pati nje ashpersim te retorikes per ambicjet berthamore te Iranit, por serish asnje fjale per vendosjen linjes se kuqe per nderhyrje ushtarake, te pretenduar nga Tel Avivi. Analistet thone se fjalimi percolli me shume shprese sesa hapa konkrete per ndryshim dhe se ishte shume larg atij te tre viteve me pare, kur pak jave pas fjales ne asamblene e OKB-se, do te merrte nobelin e paqes.
Top Channel