Reformë “kapitaliste” në Korenë e Veriut?

24/09/2012 15:55

Korea e Veriut synon të realizojë reforma që do të lejojnë fermerët të mbajnë më shumë prodhim për veten e tyre në vend që ta dorëzojnë atë pothuajse te gjithe tek shteti, ashtu siç kërkohet aktualisht.

Reforma me nuanca kapitaliste shihet si një tentativë për të inkurajuar prodhimshmërinë në shtetin komunist, ku përqendrimi i buxhetit për projekte ushtarake dhe në industrinë e rëndë ka sjellë mungesa kronike në ushqim.

”BBC” citoi në këtë lajm një editorial në shtypin koreanoverior, por reforma nuk është shpallur ende zyrtarisht.

Nëse lajmi do të konfirmohet, ky do të ishte një ndryshim i madh në vijën ultrakonservatore të ndjekur nga regjimi i Penianit.

Prej muajsh, tashmë qarkullojnë zëra se administrata e drejtuar nga udhëheqësi i ri 28-vjeçar, Kim Jong-un, synon të realizojë reforma të rëndësishme në aspektin ekonomik.

Ditën e martë, Parlamenti i Koresë së Veriut ka shpallur një seancë të dytë të rrallë, në të cilën nuk është bërë publike se çfarë do të bisedohet.

Zakonisht, Parlamenti në Korenë e Veriut mblidhet vetëm një herë në vit, për të aprovuar buxhetin dhe planet vjetore të Komitetit Qendror të Partisë, që është edhe organi ku mbetet i përqendruar pushteti i vërtetë.

Një vend me kapacitete bërthamore dhe një prej ushtrive më të fuqishme në botë, mbi tre milionë koreanoveriorë, ose 15% e popullsisë, janë të kërcënuar direkt nga uria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA