Nigeri, bombë në kishë, 2 viktima

24/09/2012 08:30

Një kamikaz ka sulmuar një kishë në Bauchi të Nigerisë duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 48 të tjerë.

Sipas BBC, një person shpërtheu makinën e mbushur me eksplozivë në kishën St John.

Doktorët theksojnë se shumë të plagosur në spital po luftojnë me vdekjen.

Bauchi është shënjestruar shpesh nga grupimi islamik Boko Haram që kërkon të vendosë ligjin Sharia në vendin afrikan.

Sulmet e të dielave ndaj kishave kanë qenë të shpeshta gjatë këtij viti. Që nga viti 2010 kanë vdekur 1400 njerëz nga sulmet në veri të Nigerisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA