Në mesjetën e fshatit të Martaneshit

24/09/2012 20:45

Rikthehemi pas tre vitesh në fshatin Val të Martaneshit, si e vetmja mënyrë për të prekur të vërtetat e tij.

Të vertetat e fshehura këtu mes maleve, mes izolimit dhe harresës së mpleksur me braktisjen. Rikthehemi me shpresen se diçka mund të ketë ndryshuar, se dikush ka kthyer kokën e është kujtuar se edhe ketu ka ende jetë, ka ende njerëz qe presin e që ende shpresojnë.

Udhëtimi drejt Valit është një labirint kthesash në shpinën e malit të Dajtit. Pas rreth 4 orësh dredhuese mes shtigjesh e rrugesh rrjepacake, ku shquhen sërish e sërish shtylla te zhveshura nga telat e energjisë elektrike, në një luginë të fshehur mes dy kreshtash të murrme shfaqet fshati i vogël.

Nuk eshte e veshtire te prekesh realitetin e pandryshuar ne Val, te ngurtesuar thuajse njelloj si majat e thepisura qe e rrethojne te gjithe trupin e fshatit.

Te njejtat ngjyra, te njejtat rrugica, te njejtat gardhe, te njejtat shtepi te vendosura çrregullt, te njejtet banore qe duket sikur fshihen te pashprese pas fatit te imponuar prej shume vitesh.

 « Nuk kemi energji elektrike dhe asgjë. Këtu njerëzit jetojnë mes vështirësish të paimagjinueshme, tamam si në mesjetë », ankohet një prej banorëve fatkeq të Valit, Sadik Fejza.

Tashme, prej gjashtë vitesh Vali nuk ka energji elektrike. Prej 6 vitesh ky fshat eshte kthyer ne nje ishull te izoluar, te larget ku duket se shekulli i 21 nuk ka zbritur ende. « Ky fshat dikur ka mbajtur partizanët, është djegur e ëshët përvëluar. Ne kemi çliruar Shqipërinë, por ja që sot nuk e dimë më çfarë janë dritat », zëri i Zenepe Ramës, tjetër banore e fshatit.

Diku tej, djemte e fshatit perpiqen te konsumojne oret e zvarritura para se terri te mbuloje githcka duke i dhene udhe erresires se gjate qe i mban ngerthyer deri mengjesin e neserm.

Te mbushur me premtimet vargane per zgjidhjen e situates, banoreve te tjere su ka mbetur vecse te konsumojne te zhgenjyer bisedat me ne.

Ashtu si besimi i zbehte i banoreve,me naten nis te shuhet edhe fshati. Shtepite mbulohen ngadale nga erresira , qirinjte e diku tjetër kandilet ndizen njeri pas tjetrit si yjet ne një qiell të shurdhët e të zbrazët.

« Banorët punojnë gjithë ditën, të lodhur e të rraskapitur. Vijnë në darkë, ndezin qirinjtë, hanë bukë thatë dhe flejnë », shpjegon rutinën e jetes së mjerë në Val, Fetah Hasa.

Mes shtepive, varferia koklavitet e ngaterrohet keqazi me erresiren mbytese. Disa jetojnë me ndihme ekonomike, te tjere me çikerrimat qe u sjell bujqesia e bagetia.

Rrugicave, orientimi eshte thuajse i pamundur nese nuk do te ishte per banoret qe na shoqerojne shtepive te tyre. Gjithcka eshte e njejte, e erret, e zymte, e mes saj si flaka e qiriut ngre krye me veshtiresi jeta e banoreve te valit.

“Nuk dimë se çfarë ndodh në botë, kush vdes, si janë njerëzit, kush është presiden tapo kryeministër. Nuk dimë asgjë. Këtu jemi tamam si në mesjetë”, thotë Lefter Saliu, fshat i Valës. “Të paktën kur kishim dritë merrnim vesh çfarë bëhej në botë, sot nuk kemi asnjë ide”.

Banoret tregojne se te pakten 6 muaj te vjeshtës e dimrit ata mbeten te izoluar plotesisht nga debora. Ajo eshte edhe periudha me e veshtire ne te cilen nis nje beteje e vertete per mbijetese. Nje mbijetese qe eshte aq larg pjeses tjeter te botes, te njerezve , te gjithçkaje qe shkon pertej Valit te mes maleve.

Shpesh duket sikur koha ka ngrire e bashke me te edhe banoret qe jetojne thuajse te bllokuar ne kete realitet paralel qe u ka rezervuar fati shqiptar.

“Nga shteti i kemi hequr shpresat, e dimë që nuk do të na sjellin më dritat, e në mos të na e bëjë si të Gërdecit, që u paguajti paratë pas vdekjes. Pasi të vdesim, sna nevojiten më as drita dhe as para, i duam për së gjalli, ta dijë mirë qeveria këtë punë”, shprehet kryeplaku i Valit, i cili në shtëpinë e tij vazhdon të mbajë të varur foton e Enverit.

Organet lokale duken po aq te pafuqishme sa banoret, persa kohe cdo perpjekje e presión i tyre ka rezultuar i pa mjaftueshem per te rikthyer ne fshat energjine elektrike.

Qirinjte e kandilet nisin te shuhen ngadale e terri si nje vello e zeze mbulon plotesisht Valin, fshatin qe jeton shekullin e 21 me realitetin e mesjetes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA