Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale ‘Foxconn Technology’ me seli në Tajvan, një nga furnizuesit kryesore të
Apple-it, ndaloi prodhimin ne fabriken e tij ne veri te Kines pas nje
sherri qe shpertheu mes punonjesve. 2.000 prej tyre u perfshine ne
incident, 40 mbeten te plagosur. Per te qetesuar situaten ne kompleksin
me 79.000 te punesuar gjithsej, nderhyne forcat e rendit.
‘Foxconn’ eshte akuzuar me pare kushte jo te mira pune ne fabrikat e tij. Grindja nisi ne nje fjetore e u perhap me pas me shpejtesi, duke perfshire gjithmone e me shume punonjes ne nje episod, te cilin kompania insistoi ta sqaronte se ka pasur lidhje me punen.
Kompleksi prodhon elemente elektronike per makinat dhe elektroshtepiaket. Me heret gjate vitit, nje tjeter sherr nisi po ne nje kompleks te ‘Foxconnit’. Kete here skene e perplasjes ishte nje mence dhe personat e perfshine rreth 100 vete. Telashet e kompanise nuk perfundojne ketu. Nje vale vetevrasjesh mes punonjesve te saj ne 2011-ten evidentuan edhe me shume kushtet e veshtira te punes ne fabrikat e ‘Foxconnit’. Qe atehere, firma pranoi te reduktonte oret e punes, te jepte garanci page e te permiresonte perfaqesimin e stafit.
Top Channel