Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të ulë parashikimin e tij për rritjen ekonomike botërore, kur të publikojë në tetor raportin e tij të ardhshëm për gjendjen e ekonomisë në planet.
Kryetarja e FMN-së, Christine Legarde, deklaroi të hënën se “përqindja e rrites me shumë gjasa do të jetë më e ulët nga aja që është paralajmëruar”.
Kriza e rëndë e Eurozonës dhe mungesa e besimit së investitorëve tek ekonomia amerikane janë arsyet kryesore që kontribuojnë për këtë gjendje të pafavorshme.
Legarde paralajmëroi për përhapjen dhe përshkallëzimin e problemeve financiare edhe në vendet në zhvillim si Shqipëria.
Në korrik, FMN reduktoi parashikimin botëror për rritjen ekonomike në vitin 2013 në 3,9%, por la të pandryshuar shifrën prej 3,5% për vitin aktual.
Tashmë duket se shifra të tilla do të duhet të pranohen nga vetë FMN si joreale.
Top Channel