Dënohet polici që fshehu vrasjen e britanikut

24/09/2012 00:00

Ish-shefi i policisë në zemër të skandalit më të madh politik prej
vitesh të tëra në Kinë, ëang Lijun eshte denuar me 15 vjet burg.

Akuzat qe rendonin mbi ish krahun e djathte te politikanit te rrenuar, Bo Xilai, perfshinin anashkalimin e ligjit per perfitime personale, shkelje te detyres, abuzim dhe pushtetin dhe mitmarrje. Hyrja e tij ne konsullaten amerikane ne muajin shkurt ku kerkoi mbrojtje, ishte pikenisja e ngjarjeve qe do te conin ne rrezimin e shefit te vet, te konsideruar deri atehere nje prej figurave me te rendesishme e me premtuese ne skenen politike te vendit.

Bashkeshortja e Xila-it u denua ne muajin gusht per vrasjen e biznesmenit britanik Neil Heywood  e Wang u akuza se e kishte ndihmuar te fshihte krimin.

Ish-kryepolici perballej me nje denim prej 20 vitesh heqje lirie, por per bashkepunim me drejtesine, iu reduktuan 5 vjet. Metodat e tij jo-ortodokse te punes frymezuan nje drame televizive, ‘shpirti i hekurt e i pergjakur i policise’ e i paten sjelle popullaritet te madh gjate operacioneve anti-korrupsion ne qytetin e Chongkingut.Megjithate, gjyqi kunder 52-vjecarit tregoi nje ane tjeter te zyrtarit te pakorruptueshem, qe lejonte mbikqyrjen e paautorizuar te te dyshuarve dhe merrte para ne kembim te lirimit te te burgosurve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB